Kosova mposhtet edhe nga Austria, e treta humbje radhazi

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Basketbollistët e Kosovës U18 kanë pësuar humbje nga Austria 79:92, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Rumani.

Dardanët e rinj e fituan çerekun e parë 23:19 dhe luftuan deri në fund, por pa arritur të fitojnë. 

Donat Rexhepi kishte 20 pikë e tetë kërcime, derisa u ndihmua nga Albin Berisha me 17 pikë dhe Donat Musa me 16. Me 11 pikë e nëntë kërcime kontribuoi Erhan Sholla.

Dita e hënë është pushim, derisa të martën nga ora 19:45 do të përballen me Bjellorusinë dhe një ditë më pas do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në grupe kundër Portugalisë.

Të ngjashme