Kosova në disavantazh ndaj Luksemburgut pas pjesës së parë

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Basketbollistët e Kosovës janë në disavantazh prej një pike (45:44), pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Luksemburgut.

Ndeshja i takon fazës para-kualifikuese për Botërorin 2023 të basketbollit dhe po luhet në Luksemburg.

Gëzim Morina me 11 pikë, e Drilon Hajrizi me dhjetë sosh janë më efikasët aktualisht te Kosova, ndërsa Dardan Berisha ka shënuar tri pikë.

Ndeshja i takon Grupit B të para-kualifikimeve.

Të ngjashme