Kosova në kërkim të fitores që vështirë se do t’i kryejë punë

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Vetëm me fitore ndaj Luksemburgut, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll mban gjallë shpresat për të kaluar me sukses raundin e tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.

Ndeshja Kosova – Luksemburgu luhet të mërkurën (sot) nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Synimi i Kosovës është fitorja, por ajo vështirë se do të mjaftojë për të zënë vendin e parë në grup, që është i vetmi që siguron kalimin në kualifikimet e rregullta për kampionatin evropian të vitit 2021, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt Kosova më nuk e ka në dorë fatin për kalimin me sukses të grupit. Për të përfunduar në vend të parë në grup, Kosova duhet të fitojë me Luksemburgun e më pas të shtunën në udhëtim me Britaninë e Madhe.

Kjo gjithsesi nuk mjafton. Duhet të shpresohet për fitore të Luksemburgut ndaj Britanisë së Madhe në ndeshjen e fundit dhe po ashtu që koshdallimi i Kosovës të jetë më i mirë se i Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut.

Në këtë situatë të vështirë dhe me fare pak shpresa, përfaqësuesen e basketbollit e kanë sjellë humbjet në dy ndeshjet e deritashme.

Të ngjashme