Kosova ngritet për 33 pozita pas suksesit në Ligën e Kombeve

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, së fundi ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm.

Në kuadër të Ligës së Kombëve, në fazën e grupeve Kosova përfundoi si fituese e grupit 3 të Ligës D.

Nga gjithsej gjashtë ndeshje, Kosova shënoi 4 fitore dhe 2 barazime.

Me këtë rast, “Dardanët” edhe thyen një rekord, pasi që shënuan 15 gola në fazë të grupeve, më shumë se cilado kombëtare tjetër në garë.

Kosova tani renditet në pozitën e 84-të në “World Football Elo Ratings”, e cila publikohet nga faqja eloratings.net

Kështu, Kosova është ngritur për 33 pozita më lartë nga viti i kaluar.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës ka siguruar fazën e play-offit të Ligës së Kombeve ku do të takohet me Maqedoninë në gjysmëfinale.

Të ngjashme