Kosova niset drejt Çekisë

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futboll ndodhet në ambientet e aeroportit “Adem Jashari”.

Kombëtarja zbret në tokën çeke, një ditë para zhvillimit të ndeshjes kryesore për kualifikim në Euro 2020, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45.

Në “Doosan Arena” në Plzen, në ora 17:30 Kombëtarja mban konferencë, kurse nga ora 18:00 zhvillohet stërvitja e Kosovës, e cila është e hapur në 15 minutat e parë.

Më 14 nëntor, Dardanët në “Doosan Arena” do të përballen me rivalin e drejtpërdrejt për kualifikim në Evropian, Çekinë, derisa tri ditë më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jenë mikpritës të Anglisë.

Të ngjashme