Kosova niset sot drejt Spanjës

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Ekspedita e Kosovës në futboll, do të niset sot drejt Spanjës, për ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

“Dardanët” do të fluturojnë nga aeroporti “Adem Jashari” rreth orës 15:00.

Lojtarët e Kosovës do ta zhvillojnë vetëm një seancë stërvitore të martën në stadiumin e Sevillës, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Kosova u mposht nga Suedia në “Fadil Vokrri” 3:0, të dielën mbrëma. Ndërkaq Spanja triumfoi ndaj Gjeorgjisë si mysafire 2:1.

Spanjë – Kosovë, luhet të mërkurën nga ora 20:45 dhe i takon Grupit B kualifikuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme