Kosova, një bebe që po mësohet të ecë

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 08:48 | Nga

Kosova është një bebe që po mëson të ecë. Kështu ka thënë përzgjedhësi i ri i Kosovës, Bernard Challandes, në një prej intervistave të tij të rralla dhe të parën prej se mori drejtimin e “dardanëve”, në fillim të muajit, shkruan sot Koha Ditore.

Zvicerani 66-vjeçar ka folur për gazetën e madhe zvicerane “Blick”. Ndër të tjera Challandes është pyetur për humbjet rresht të Kosovës në eliminatoret për botërorin e këtij viti.

“Kosova ishte në një grup shumë të vështirë me Kroacinë, Islandën, Turqinë dhe Ukrainën. Ishte një grup shumë, shumë i vështirë. Dhe po ashtu mos harroni që vendi ka ekip përfaqësues për vetëm dy vjet. Kosova është një bebe që po mëson të ecë. Por pasion tjetër futbolli është atje. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Challandes.

Ai ka drejtuar shumë skuadra në Zvicër gjatë karrierës së gjatë. Ka drejtuar edhe ekipet e grupmoshave të reja të Zvicrës dhe, po ashtu, Armeninë. Pyetja e parë e “Blick” për Challandesin ishte se a flet shqip. Ai ka treguar se e di kuptimin e fjalës “mirëdita”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme