Kosova nuk fiton medalje në garën pa flamuj

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 09:24 | Nga

Notarët e Kosovës megjithatë kanë garuar në kampionatin ballkanik për juniorë që të shtunën e të dielën u mbajt në Sarajevë në Bosnjë-Hercegovinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Paraqitja e tyre ishte në dyshim për shkak se Federata boshnjake e notit, sipas një rekomandimi të Qeverisë së këtij vendi, nuk lejoi që në sallë të shfaqej flamuri i Kosovës. Por u arrit një kompromis që të gjitha përfaqësueset të garojnë pa flamuj.Këtë e ka bërë të ditur të dielën sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti.

Delegacioni i Kosovës ka insistuar në trajtim të barabartë dhe kështu në takimin teknik të mbajtur të premten mbrëma u arrit pajtueshmëri që të garohet pa flamuj, në përjashtim të atij të Bosnjës, që edhe organizoi kampionatin.

Federata e Notit e Kosovës kishte kërkuar ndihmë edhe nga Federata Ndërkombëtare (FINA), pasi mori njoftimin se nuk i lejohet flamuri. FINA dha mendimin që duhet të shfaqen simbolet e të gjitha shteteve, por në fund u arrit kompromisi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme