Kosova nuk reziston në Lubjanë, mposhtet në minutat shtesë

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Stadion Stozice”, Kosova është mposhtur nga skuadra që drejtohet nga Matjaz Kek, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Kosova të cilët shënuan përmes Vedat Muriqit në minutën e 58-të pas një aksioni model.

Katër minuta më vonë, sllovenët barazuan rezultatin në 1:1 përmes Jasmin Kurtic, i cili realizoi pas një reagimi të dobët të “Dardanëve”.

Sllovenia e realizoi golin e fitores në minutat shtesë me Josip Ilicic i cili shënoi nga penalltia.

Ndeshjen e fundit në grup, Kosova e luan në Prishtinë ndaj Moldavisë, kurse Sllovenia përballet me Greqinë.

Të ngjashme