Kosova pa humbje në epokën Challandes, Bullgaria nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Bullgaria do të jetë nikoqire e Kosovës në ndeshjen e tretë kualifikuese për EURO 2020.

Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes që pësuan të premten në udhëtim te Republika e Çekisë 2-1.

Ndërkohë Kosova të njëjtën ditë luajti baras 1-1 në Podgoricë përballë Malit të Zi.

Bullgarët nuk dinë për fitore në gjashtë sfidat e fundit ku kanë barazuar në katër sfida dhe kanë pësuar në dy të tjera.

Në anën tjetër Përfaqësuesja e Kosovës që nga ardhja e trajnerit Bernard Challandes nuk di se çfarë është humbja.

Challandes ka debutuar në krye të Kosovës më 24 mars ku ma marrë fitoren e parë 1-0 ndaj Madagaskarit.

Në epokën e Challandes, Kosova ka zhvilluar 12 ndeshje ku ka shënuar shtatë fitore dhe ka marrë pesë barazime.

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës zhvillohet nga ora 20:45, ndërsa danezi Mads-Kristoffer Kristoffersen do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Dennis W. Rasmussen dhe Victor Skytte. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme