Kosova pa Majlindën, por me tre garues që mund të marrin medalje

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 08:15 | Nga

Plot 800 xhudistë. 129 shtete nga pesë kontinente. 491 meshkuj e 309 femra. Këto janë shifrat e kampionatit botëror të xhudos që të enjten nis në Baku të Azerbajxhanit. Botërori i vitit 2018 mbahet deri më 27 shtator.

Natyrisht pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe të xhudos, më të madhes së vitit, do të jetë Kosova. Për Kosovën nuk do të garojë xhudistja më e mirë, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo ka sanuar një lëndim të gjurit që e pësoi në botërorin e vitit të kaluar, por me sugjerim të trajnerit Driton Kuka do të lëshojë botërorin, për të mos rrezikuar kthimin e shpejtë dhe të suksesshëm.

Kosova në botëror do të përfaqësohet nga Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka. Asnjëri prej tyre nuk ka fituar medalje botërore për seniorë deri më tani. Dhe të paktën tre prej tyre, Nora, Distria e Akili vlerësohen me potencial për të fituar medaljet e para në ngjarjen më të madhe të xhudos. Pa gjasa nuk është as Loriana, por ajo vlerësohet se ende po fiton përvojë në nivelin më të lartë…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme