Kosova parakaloi në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 11:42 | Nga

Është hapur edhe zyrtarisht Festivali i 14-të Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”.

Ceremonia solemne u mbajt të dielën mbrëma në stadiumin “Eto Park” të Gyorit hungarez, në një
spektakël madhështor të organizuar nga Komiteti Olimpik i Hungarisë, në bashkëpunim me qeverinë
e këtij vendi dhe Komitetin Olimpik Evropian (KOE).

Pas spektaklit të shfaqur në fushë nga performues të ndryshëm që tregonin kulturën hungareze, në
podium u ngjit nënpresidenti i KOE-s, Janez Kocijançiç i cili përgëzoi organizatorët për organizimin e
kësaj ngjarje, duke folur më pas për rëndësinë që ka EYOF-i.

Më pas ishte radha për defilimin e 50 ekipeve olimpike, aq sa përbënë Komiteti Olimpik Evropian.
19 anëtarëve të ekipit olimpik të Kosovës i printe tenistja Blearta Ukëhaxhaj, që barte flamurin.
Që nga sot dhe për gjashtë ditë me radhë do të nisin garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme