Kosova po e mban stërvitjen e fundit në Plzen para takimit vendimtar me Çekinë

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e Kosovës, kanë zbritur në fushën e “Doosan Arena” në ora 18:00.

Stërvitja si zakonisht ka qenë e hapur për 15 minuta për media.

Gjatë kësaj kohë është bërë nxehja e lojtarëve për stërvitje, ku të gjitha kanë qenë të pranishëm.

Pastaj trajneri do të punojë me lojtarët që do të jenë në formacion dhe taktikat e lojës që do të përdoren.

Atmosfera duket e mirë dhe po punohet me entuziazëm për ndeshje.

Në stërvitje ka marr pjesë edhe Herolind Shala i cili është në pikëpytje dhe do të vendoset për të pikërisht pas kësaj stërvitje.

Ndeshja ndaj Çekisë do të jetë vendimtare për Kosovën, pasi të dy kombëtaret janë duke e kërkuar kualifikimin.

Çekia është e dyta me 12 pikë, ndërsa Kosova ka një pikë më pak dhe është në vendin e tretë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme