Kosova “po ndihmon” të ndalet diskriminimi i sportistëve në botë

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, ka falënderuar Spanjën për angazhimin e saj për të siguruar se në të ardhmen sportistët e Kosovës nuk do të diskriminohen në ngjarjet sportive që do të organizohen në këtë vend, shkruan sot Koha Ditore.

Presidenti i KON-it, Bach, të enjten në ditën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike (ANOC), që u mbajt në Tokio, kërkoi që shembulli i Spanjës të ndiqet edhe nga shtetet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën e që po u nxjerrin telashe sportistëve kosovarë. Ka shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, por sportistëve nuk u nxjerrin telashe.

Bach ishte i vendosur në deklarimin e tij para delegatëve të komiteteve nacionale dhe të federatave ndërkombëtare. Ai tha se do të ketë zero tolerancë për shtetet që diskriminojnë sportistët. Dhe, për këtë mori duartrokitje të madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme