Kosova po pëson 2:0 në ndeshjen ndaj Sllovenisë

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) është duke pësuar 2:0 nga Sllovenia. Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ka përfunduar pjesa e parë.

Kosova e Sllovenia po përballen në kuadër të grupit A të eliminatoreve për “Euro 2021”. Kosova për herë të parë po luan në kualifikime për evropian, ndërsa tashmë ka dy fitore.

Por Kosova të premten humbi 5:0 nga Rusia në Gjermani dhe është pritur një reagim në ndeshjen ndaj slloveneve. Me gjithë përpjekjet e lojtareve, përfaqësuesja ka shfaqur pak në pjesën e parë.

Ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë, në Dravograd, Kosova e kishte humbur 5:0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme