Kosova pret ndeshje të vështirë me Bullgarinë, por lojtarët premtojnë të japin maksimumin

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 18:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesja e Kosovës po kryen stërvitjet e fundit në  futboll në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë.

Qendërmbrojtësi Fidan Aliti tha se presin lojë të vështirë ndaj Bullgarisë, porse do të luftojnë për fitore, shkruan Ekonomia Online.

“Do të jetë një lojë e vështirë, duke e parë që Bullgaria ka lojtarë të fortë fizikisht, por ne do të luftojmë deri në minutën e fundit”, është shprehur Aliti.

Ndërsa mesfushori Arbër Zeneli  tha se të gjitha përgatitjet kanë shkuar si duhet dhe besojnë në fitore. “Atmosfera është e mirë, sikur po e shihni edhe ju. Përgatitjet po shkojnë mirë. E dimë që Bullgaria është ekip i fortë fizikisht”.

“Ë”Ne shkojmë për fitore po gjithçka mundet me ndodhë. Ne 100 për qind duhet me dhanë maksimumin e mandej të shohim çka të ndodh.

“Ua dimë forcat e tyre. e dimë defanzivën e tyre. Do të japim qind për qind maksimumin” është shprehur Zeneli.

I pyetur se a do të ndikojë negativisht mungesa Benjaminit, Zeneli u shpreh se edhe mbrojtësit e tjerë mund të mbulojnë atë pozitë.

“Kemi mungesë me Benjaminin, por edhe Paçarada dhe mbrojtësit e tjerë munden me luajt në atë pozitë”.

Loja mes Kosovës dhe Bullgarisë do zhvillohet  të hënën, më 25 mars duke filluar nga ora 20:45.

Të ngjashme