Kosova shënon fitore historike në kërling – mposht Nigerinë 9:3

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në kërling ka shënuar fitoren e parë në në kampionatin botëror të kërlingut për mikse, që po mbahet në Aberdeen të Skocisë.

Kombëtarja jonë mposhti Nigerinë 9:3, e cila po ashtu debutoi në këtë botëror, njofton Klan Kosova.

“Garuesit Mirjeta Shatri, Erik Shabaj, Eldena Dakaj dhe Peter Andersen, po e përfaqësojnë Kosovën, bashkë me trajnerët Meriton Zeneli dhe Judy Russell”.

“Dje garuesit tanë humbën takimin me Sllovakinë, me rezultat zyrtar, pasi shkaku i problemeve me vizë arritën me vonesë në Skoci”.

Krahas Sllovakisë e Nigerisë, në grup me Kosovën janë edhe Kanadaja, Bjellorusia, Estonia, Gjermania dhe Hong Kongu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme