Kosova shpallë listën për ndeshjen me Turqinë

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 17:13 | Nga
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, e ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2020”, që do t’i zhvillojë skuadra verdhekaltër ndaj Turqisë, më 2 nëntor në Ankara dhe më 6 nëntor në Prishtinë.
Përzgjedhësi Ramadani për grumbullimin e parë, i cili mbahet në Gjakovë më 27 tetor, në orën 13:00, ka ftuar këta hendbollistë:

Portierë: Arbër Curri, Flamur Gerbeshi, Edon Gashi e Haris Berisha;

Alo të djathtë: Florim Hoxha, Sharr Ramadani e Drilon Tahirukaj;

Alo të majtë: Lindrit Fetahu, Oltion Beshiri e Bajram Idrizi;

Lojtarët e vijës (pivot): Kastriot Jupa, Petrit Prekazi, Luigj Quni e Jeton Bislimi;

Lojtarë të qendrës: Valon Dedaj, Kreshnik Krasniqi e Vlerson Zherka;

Lojtarët ballorë (beka të majtë dhe të djathtë): Beni Sula, Enis Kabashi, Denis Terziqi e Etrit Xhafolli.

Kosova nuk mund të llogarisë në lojtarët Ylber Mjeku, Egzon  Gjuka dhe Endrit Abdullahi (të lënduar), kurse lojtarët Roland Nreca, Dymal Kernaja mungojnë për arsye objektive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme