Kosova me më shumë sportistë së Shqipëria në Lojërat Olimpike

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 14:30 | Nga

Kosova për herë të parë do të do të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike që këtë verë mbahen në Rio të Brazilit. Por për Shqipërinë nuk është hera e parë.

Ndonëse debuton, Kosova do të ketë më shumë sportistë në olimpiadë sesa Shqipëria.

Lojërat Olimpike të Rios fillojnë me 5 gusht dhe Kosova do të garojë me shtatë sportistë, e ndërkaq Shqipëria me pesë.

Lista e sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike:

1. Majlinda Kelmendi xhudo 52 kg me normë olimpike 2. Nora Gjakova, xhudo 57 kg me normë olimpike. 3. Urata Rama, Shenjëtari, 10m pushkë ajrore (E ftuar nga Komisioni trepalësh) 4. Musa Sadiku, atletikë, 800 m (Ftesë për univerzalitet) 5 Vijona Kryeziu, atletikë, 400m (Ftesë per univerzalitet) 6. Lum Zhaveli, not (ftesë nga FINA per univerzalitet) 7. Rita Zeqiri, not (ftesë për univerzalitet)

Lista e Shqipërisë në LO:

Luiza Gega – atletikë, Izmir Smajlaj – atletikë, kërcim se gjati, Sidni Hoxha – not, Nikol Merizaj – not, Briken Calja – peshëngritje.

Të ngjashme