Kosova siguron dy medaljet e para në “Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018”

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 13:13 | Nga

Po vazhdojnë të shfaqen me sukses xhudistet tona në garat ndërkombëtare.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur tashmë në finalen e kategorive përkatëse të këtij viti që po mbahen në Spanjë.

Në fakt, dyshja tashmë i kanë siguruar medaljet e para Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Xhudistët tona me sukses kaluan edhe sfidat gjysmëfinale në kategoritë deri në 52 kilogramë dhe 57 kilogramë.

Distria në gjysmëfinale mundi turken, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve. Theksojmë se në çerekfinale xhudistja jonë mposhti me Ippon spanjollen, Isabel Perez.

Nora triumfoi maestralisht me Ippon, ndaj tunizianes, Gkohran Khelifi. Paraprakisht, Gjakovës i kishin mjaftuar më pak se një minutë që ta mposhtë me Ippon kroaten, Tena Sikiq.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Vijona Kryeziu (400 m) dhe Gresa Bakraqi (800 m) do të paraqiten në garat e Atletikës ndërsa tenisti do të ballafaqohet me Granit Bajraliun dhe boksierja Violant Sylejmani për kundërshtare e ka Sofiane Oumha.

Të ngjashme