Kosova sot ndeshet me Azerbajxhanin

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Kosova sot prej orës 20:45 e pret në “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të Grupit 3 në Ligën D, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Vendit i duhet fitorja ose barazimi për t’u promovuar në Ligën C, pasi aktualisht është në krye të grupit me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani.

Në ndeshjen e parë në Azerbajxhan “Dardanët” morën një pikë në Baku.

Skuadra e Bernard Challandes po kalon një formë të shkëlqyer, ku në pesë ndeshjet e zhvilluar në Ligën e Kombeve ka marrë tri fitore, dy barazime, ndërsa nga tetori i vitit 2017 nuk di për humbje.

Në ndeshjen e fundit Kosova ka shënuar fitore të thellë si mysafirë ndaj Maltës, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-0.

Image may contain: 5 people, text

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme