Kosova sot përballë Islandës, ndeshje e rëndësishme e ‘Dardanëve’ drejt Botërorit 2023

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Kosova të sot zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit.

Dardanët do të përballen me Islandën, në ndeshjen që zhvillohen nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja, në këtë përballje shumë të rëndësishme.

Kosova të mërkurën është stërvitur në mesditë, derisa pas stërvitjes është mbajtur edhe konferenca për media.

Takimi është në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2023. Dardanët pas tre ditësh janë mysafirë të Luksemburgut, derisa pjesë e Grupit B është edhe Sllovakia.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, ishte i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në stërvitje.

“Basketbollistët kanë dhënë gjithçka në stërvitje. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Është e rëndësishme që të gjithë të japin më të mirën nga vetja. Deri më tani jam shumë i kënaqur. Duam të përfaqësojmë sa më mirë Kosovën në garat ndërkombëtare”, u shpreh Marmarinos.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, u ka bërë thirrje Dardanëve, që të jenë në numër sa më të madh, sepse është një motiv i madh për lojtarët në fushë.

“Motivi është i madh në ekipin tonë. Atmosfera është shumë e mirë. Kemi pasur stërvitje intensive në këto tri ditë. Shpresoj se, palestra do të jetë e mbushur me tifozë, sepse ky është një motiv për lojtarët në fushë. Ne duam të kemi rezultate sa më pozitive dhe me ndihmën e tifozëve mund t’ia dalim”, nënvizoi Berisha, transmeton telegrafi.

Lis Shoshi dhe Alban Veseli, nuk janë gati për këtë ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme