Kosova synon medalje në Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet në Turqi

Prishtinë | 13 Kor 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në Atletikë në grupmoshat U18 synon medalje në Kampionatin Ballkanik U18 të atletikës që mbahet në Turqi.


Kampionati Ballkanik U18 i atletikës fillon nga nesër(e diel) dhe do të mbahet në shtetin e Turqisë.

Përfaqësuesja e Kosovës janë nisur drejt Turqisë, me synimin e vetëm që në Kosovë të kthehen me medalje.

Kosova do të përfaqësohet me garuesit: Muhamet Ramadani (gjyle dhe disk), Alaudin Suma (gjyle dhe disk), Diellza Selaci (400 metra), Duarza Ivanja (100 metra), Albina Bojaxhiu (800 metra), Leon Thaqi (800 metra). 

Të ngjashme