Kosova triumfon ndaj Islandës 80:78

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës dhe Islandës me rezultat 80:78.

Çerekun e parë e dominuan vendasit me rezultat 21:13; ndërsa çerekun e dytë pati rënie të lojës dhe mysafirët arritën ta përafrojnë rezultatin në 35:34, njofton Klan Kosova.

Gjatë pjesës së dytë, të dyja skuadrat ishin të mira dhe zhvilluan një ndeshje dramatike, por në fund “Dardanët” triumfuan.

Kjo ndeshje e rëndësishme për fazën parakualifikuese për Kampionat Botëror 2023 është zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kujtojmë se kjo është përballja e parë e “Dardanëve” me trajnerin grek, Christos Mamarinos, i cili ka pasur vetëm tre ditë kohë për t’i përgatitur basketbollistët për këtë përballje.

Pas tre ditësh “Dardanët” do të zhvillojnë edhe ndeshjen tjetër si mysafir në Luksemburg.

Të ngjashme