Kosova U-17 e para në turneun e mbajtur në Letoni

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës U17 e ka zënë vendin e parë në turneun zhvillimor të UEFA-s që u mbajt në Letoni.

Pas fitores kundër Andorës (1:0) dhe Letonisë (1:1 – 4:2), të përzgjedhurit e Besnik Kollarit në ndeshjen e fundit e kanë mposhtur San Marinon, me rezultat 2:0.

Golin e parë për Kosovën e realizoi Yll Tupalla, në minutën e 35-të, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Arbër Bytyqi, me golin e shënuar në minutën e 44-të, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Kësisoj, Kosova e mbyllur këtë turne në vendin e parë, derisa Letonia u rendit e dyta, Andora e treta dhe San Marino e fundit pa asnjë pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme