Kosova U-17 pëson humbje nga Ukraina

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Ekipi kombëtar i Kosovës për grupmoshat U-17 është mposhtur nga Ukraina në “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

“Dardanët e rinj” pësuan humbje me rezultat 0:2, në ndeshjen e parë të tyre në këtë fazë kualifikuese.

Për ukrainasit kjo ishte një ndeshje e veçantë pasi u rikthyen të luajnë futboll që nga fillimi i luftës në vendin e tyre

Golat për ukrainasit i shënuan Dmytro Kremchanin dhe Oleksiy Gusiev.

Edhe kosovarët e rinj i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.

Krejt ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Itali, ndërsa Kosova do t’i zhvillojë edhe pesë takime.

Verdhekaltrit do të luajnë me Italinë e më pas me Poloninë, në dy duelet e ardhshme.

Të ngjashme