Kosova U-19 në hendboll arrin në Letoni për Kampionatin Evropian

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Pas Kosovës U-19 dhe U-17 te vajzat, në Kampionatin Evropian do të paraqitet edhe skuadra U-19 e djemve.

Kosova U-19 tashmë është vendosur në Riga të Letonisë ku mbahet Evropiani i Divizionit B. Kosova është në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë dhe Malin e Zi. Pra, grupi është shumë i fortë.

Ndeshja e parë e Kosovës U-19 është të hënën nga ora 18:00 ndaj Turqisë. Të martën është ndeshja me Holandën, ndërsa të enjten me Malin e Zi. Më pas luhet për plasman. Në Grupin B janë Rumania, Luksemburgu e Letonia.

Kosova U-19, nën drejtimin e trajnerit Taib Kabashi është përgatitur në Prishtinë për ndeshjet e këtij Evropiani.

Faza përgatitore ishte e suksesshme, ndërsa ndeshjet në Letoni vlerësohen shumë të rëndësishme për të ardhmen e kësaj gjenerate me potencial. Djemtë tanë dhe shtabi teknik janë të vendosur për ta dhënë më të mirën.

Të ngjashme