Kosova U-21, publikohet lista e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

Kosova do të luajë kundër Shqipërisë më 13 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Turqisë, më 17 nëntor në Samsun.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se përgatitjet për këto ndeshje, të rinjtë e Kosovës do t’i nisin hënën më 9 nëntor, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 14:00.

Të ngjashme