Kosova U17 mposht Luksemburgun 2 me 0

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Kosova U17 ka shënuar fitore në miqësoren e zhvilluar sot si mysafire e Luksemburgut, me rezultat 2:0.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit, të cilët kësaj radhe ishin të gjithë nga vendet evropiane, treguan lojë të mirë në këtë miqësore dhe në fund me meritë iu gëzuan fitores.

Golat u shënuan nga Justin Gjergji, në minutën e 60-të dhe Muharrem Merovci, në minutën e 80-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme