Kosova U17 udhëtoi për në Holandë

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kosova U17 udhëtoi për në Holandë. Përveç me Holandën në këtë rreth Kombëtarja U17 do të ballafaqohet edhe me Uellsin dhe Slloveninë.

Para udhëtimit përzgjedhësi i Kombëtares U17, Besnik Kollari u shpreh: “Jemi plotësisht të vetëdijshëm se në këtë rreth parakualifikues para vetes kemi rivalë të fortë e cilësorë,  por kjo nuk do të thotë se ne udhëtojmë me flamur të bardhë.

Përkundrazi, djemtë janë të gatshëm të japin më të mirën e mundshme dhe në çdo ndeshje do të hyjmë me seriozitetin maksimal për rezultate të mira.

Nuk ka skuadër të pamposhtur, secila ka anët pozitive dhe dobësitë e saja, ndaj ne do të përpiqemi me përkushtimin më të madh të arrijmë të kualifikohemi për rrethin tjetër në atë elitarë”.

Nesër, Kombëtarja e Kosovës U17 ballafaqohet me mikpritësin Holandën prej orës 19.00. Kombëtarja U17 nga Prishtina udhëtoi me stafin dhe 6 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve i bashkëngjitet nga vendet tjera të Evropës.

Ndeshjet e Kombëtares U17

Holanda – Kosova   09 tetor ora 19.00

Sllovenia – Kosova  12 tetor ora 13.00

Kosova – Uellsi        15 tetor ora 19.00

Lista e futbollistëve

1. Riad Bytyqi (ShF Roni 19)
2.Januz Miftari (K.F Trepça 89)
3.Miran Kuqi (Valarenga)
4.Ardi Morina (FC Zurich)
5.Rigon Spahiu (VFB Stuttgart)
6.Riad Jashari (KF 2 Korriku)
7.Rejan Thaqi (FC Lausanne)
8.Albin Nishori (Hanover 96)
9.Andi Hoti (FC Zurich)
10.Redon Qollaku (KF Shkëndia)
11.Bleart Demi (FC Rapperswil-Jona)
12.Diar Halili (KF 2 Korriku)
13.Leart Tahiri (BVB Borusia Dortmund)
14.Adonis Krasniqi (Greuther Furth)
15.Rinor Pervetica (Wuppertaler SV)
16.Elvis Ahemeti (SHf Roni 19)
17.Dion Berisha (FC Ausburg)
18.Granit Hana (Jonkopings)
19.Bleron Ademi (FC St Pauli)
20.Eduard Ibrahimi (Arminia Bilefeld). 

Të ngjashme