Kosova U21 e pret sot Anglinë në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 do të përballet me Anglinë U21 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian.

Përkundër që shpresat për kualifikim janë shuar të “Dardanët e rinj”, ata do të synojnë ta mbyllin grupin G në pozitën e tretë, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa sonte, nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” ata do të përballen me një nga ekipet më të forta në botë në këtë grupmoshë, Anglinë.

“Tre Luanët” gjenden në vendin e parë dhe e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa Kosova gjendet e katërta me 11 pikë, dy më pak se Sllovenia që mban pozitën e tretë.

Kosova U21 pas këtij takimi e zhvillon edhe një ndeshje të fundit dhe e përmbyll këtë kampanjë kualifikuese.

Hyrja në stadiumin e kryeqytetit do të jetë falas.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "KOSOVA U21 vs ANGLIA U21 KOSOVA ****** 10 QERSHOR 2022, 20:00 STADIUMI "FADIL VOKRRI", PRISHTINE HYRJA FALAS! UNDER21 GEORGIA ROMANIA FFK WWW.FFK-KOSOVA.COM FEDERATA FUTBOLLIT KOSOVES"

Të ngjashme