Kosova U21 fiton ndaj Turkmenistani U21

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U21 e ka mposhtur në miqësore Turkmenistanin U21.

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar miqësoren ndaj Turkmenistanin U21, duke fituar 3 me 2.

Djelmoshat e Përfaqësueses kaluan në epërsi në minutën e 18’, por që turkmenistanezët e barazuan rezultatin në të 38’-në, raporton lajmi.net.

Pjesa e dytë filloi më keq për U21-at e Kosovës, pasi Turkmenistani e përmbysi rezultatin në minutën e 51’-të për 1 me 2.

Por, Përfaqësuesja e të rinjve  nuk u dorëzuar deri në fund, ku arriti t’i barazonte shifrat në 2 me 2 në minutën e 78’-të.

Në sekondat e fundit të ndeshjet, të rinjët kosovarë arritën që ta përmbysin rezultatin në 3 me 2 (90’+3).

Ndeshja përfundoi me barazim edhe pse U21-at tanë zhvilluan një lojë të bukur.

Të ngjashme