Kombëtarja e Kosovës e ka pësuar humbjen e radhës në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” janë mposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga Sllovenia me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për sllovenët e shënoi Haris Vuckic në minutën e 22-të takimit.
Pas kësaj humbje, Kosova renditet e treta me një pikë, ndërsa Sllovenia e dyta me 7 sosh.