Kosova vazhdon ngritjen në ranglistën e FIFA-s

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon ngritjen në renditjen e FIFA-s. Pas suksesit në Ligën e Kombeve të UEFA-s, Kosova është ngritur për gjashtë pozita.

Fitoret kundër Maltës dhe Azerbajxhanit i kanë ndihmuar Kosovës që tani të jetë në pozitën e 131-të me 1113 pikë. Deri më tani kjo është pozita më e mirë që ka pasur Kosova.

Nga vendi nuk ka luajtur Shqipëria që gjendet në pozitë ne 60. Belgjika vazhdon të jetë në krye të kësaj rangliste, e ndjekur nga Franca, Brazili, Kroacia dhe Anglia.

ImageImage
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme