Kosova vazhdon të preket nga procesi i ndjeshëm i ndërrimit të përfaqësueseve

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Declan Rice po e kalon momentalisht procesin që e kanë kaluar pothuajse të gjithë lojtarët aktualë të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ndonëse rasti i tij dallon me atë të kosovarëve.

Rice, 20-vjeçar, ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Irlandës dhe ka tri paraqitje për seniorët e Irlandës, por në miqësore. Dhe të mërkurën ai deklaroi se në të ardhmen, në nivelin senior, dëshiron ta përfaqësojë Anglinë, shkruan sot Koha Ditore.

Lojtari defansiv i West Hamit ka lindur në Angli, por ka luajtur deri më tani për Irlandën, vendin e gjyshërve të tij. Ka pasur reagime të ndryshme, pro e kundër vendimit të Declan Rice, dhe kështu edhe një herë është hapur tema e kalimit të lojtarëve nga një përfaqësuese në tjetrën.

Kjo temë e ka përcjellë Përfaqësuesen e Kosovës në futboll që prej themelimit dhe po vazhdon të ketë ndikim në të ende.

Florent Hadërgjonaj është lojtari që ka mbetur të vendosë nëse do të luajë për Kosovën, vendin e tij të origjinës, apo për Zvicrën, vendin e tij të lindjes dhe vendin ku është zhvilluar si futbollist. Hadërgjonaj, 24-vjeçar, luan për Huddersfieldin në Premier League të Anglisë..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme