Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Spanjën, atmosferë e mirë në kampin e “Dardanëve”

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Kosova e ka zhvilluar sot stërvitjen finale para ndeshjes së fundit të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022” kundër Spanjës.

Ndeshja do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

Ndonëse do të përballen me njërën prej kombëtareve më të forta në Evropë, atmosfera tek kampi i Dardanëve është shumë e mirë dhe të gjithë e presin me entuziazëm dhe dëshirë për t’i dëshmuar vlerat e ekipit në përballjen e nesërme.

Stërvitja e sotme është zhvilluar pa ndonjë ngarkesë të madhe fizike, derisa Valon Berisha për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Greqisë, ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Para stërvitjes në konferencë për media janë shfaqur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollisti Florent Hadërgjonaj. /Telegrafi

Të ngjashme