Kosovare Asllani bën shqiponjën në ceremoninë e “Topit të artë”

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Futbollistja me prejardhje shqiptare Kosovare Asllani, ka publikuar një fotografi nga ceremonia e ndarjes së “Topit të artë” ku ishte edhe vet e nominuar për ta fituar këtë çmim për femrat.

Asllani ka treguar se e do vendin nga ku vjen duke bërë shqiponjën dy krenare me duar.

Kosovarja është shqiptarja e parë e cila ka arritur ta veshë fanellën e Realit të Madridit.

Ajo ka dhënë kontribut të madh në Kampionatin Botëror për femra, duke i mundësuar Suedisë të dal e treta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme