Kosovarët zemërgjerë – nuk i lënë tifozët e Anglisë ta fusin dorën në xhep

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e Kosovës po kujdesën që tifozët nga Anglia të kenë udhëtimin më të mirë të jetës së tyre, në përkrahje të kombëtares.

Anglia do të luajë ndeshjen e fundit në kualifikueset për Euro 2020 në Prishtinë, si skuadër e kualifikuar tashmë, por kjo ndeshje duket se ka kaluar sferën sportive.

Tifozët dhe qytetarët e Kosovës kanë organizuar një pritje madhështore për udhëtarët nga Anglia.

Ata kanë vendosur banerë e slogane të mëdha në qytet, me mbishkrime si ‘respekt’, ‘mirësevini’ e shumë të tjera.

Por, nuk ndalet këtu e tëra. Qytetarët nuk po i lënë anglezët që të fusin dorën në xhep. Një tifoz nga Anglia ka publikuar një foto ku ka treguar se qytetarët po i qerasin ata me birrë.


Kosova luan ndeshjen kundër Anglisë gjatë së dielës, me fillim nga ora 18:00.

Të ngjashme