Kosovari Kameraj – krahu i djathtë i Juventusit

Prishtinë | 16 Sht 2017 | 09:55 | Nga

Qendrim Kameraj nuk ka ndërruar shumë skuadra. Por, ka diçka tjetër që ka ndërruar shpesh – pozitën në fushë. Kameraj 18-vjeçar sa ishte pjesë e të rinjve të Ebikonit luante si mesfushor, në Luzern tek ekipet U-18 e U-21 si sulmues dhe tash tek ekipi i juniorëve të Juventusit si mbrojtës i krahut të djathtë. Si sulmues ka luajtur edhe për U-15, U-17, U-18 të Përfaqësueses së Zvicrës.

“Të gjitha pozitat di t’i luaj”, thotë buzë gaz Kameraj.

Por, ai në një bisedë për gazetën Koha Ditore menjëherë i kthehet seriozitetit dhe thotë se është i kënaqur me të arriturat e tij. Pret që shpejt të arrijë të luajë edhe për ekipin e parë të Juventusit.

“Sa kam qenë sulmues gjithmonë kam shënuar shumë gola. Ka qenë një pozitë që më përshtatej”, ka theksuar Kameraj.

Por, Kamerajt ka nisur t’i pëlqejë edhe roli i ri – ai i mbrojtësit të krahut të djathtë tek ekipi “Primavera” i Juventusit.

“Nuk është keq, por më duhet kohë për ta mësuar. Po përmirësohem”, ka deklaruar lojtari premtues i Juventusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme