Kosovari që kujdeset për ushqimin e amerikanëve në Rio

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 10:59 | Nga

Ilir Vokrri nuk e thotë me garanci, por beson se është i vetmi nga Kosova në punën që po bën në Rio De Janeiro, ku po mbahen Lojërat Olimpike.

Ai ka më shumë se një javë që ka ateruar në Rio. Ka qenë sportist dhe adhuron sportin, por Vokrri nuk do të garojë në LO “Rio 2016”, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk kam parë ndonjë shqiptar tjetër në Rio, përveç delegacionit nga Kosova që e kam takuar”, shprehet Vokrri.

Kosovari që jeton në Londër dhe është nga Prishtina, është në Rio për një detyrë të veçantë: për të rregulluar vendin që gjendet pranë plazhit Ipanema, afër Copacabanas, në të cilin do të ushqehen sportistë e shumë personalitete të njohura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme