Kosovarja e Real Madridit del pozitiv me COVID-19, e humb ndeshjen historike të Championsit

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Me këtë rast, ajo do të mungojë në ndeshjen historike që Real Madridi e luan në Ligën e Kampionëve nesër.

Asllani është shprehur e zhgënjyer duke thënë se është pa fjalë pasi nuk do të mund ta ndihmojë klubin.

“Me të vërtetë e zhgënjyer për të njoftuar se jam testuar pozitivisht për covid (jam plotësisht e vaksinuar) dhe do të humbas ndeshjen tonë historike të Ligës së Kampionëve të martën. Unë me të vërtetë e kam pritur këtë lojë dhe nuk mund ta shpjegoj me fjalë se sa e trishtuar jam që do të mungojë” – u shpreh Asllani.

Të ngjashme