Kosovarja fiton veturë luksoze nga ekipi i NBA-së në ShBA

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 16:48 | Nga

Një kosovare ka fituar veturë të tipit “Honda” nga e ekipi i basketbollit në NBA. Këtë dhuratë Tone Gashi e mori pas nominimit që i ka bërë i biri i saj, Egzoni. Vetura iu nda asaj nga Brooklyn Nets për të shprehur mirënjohje për përkrahjen që i japin fansat këtij ekipi.

Ekipi i basketbollit nga Nju Jork, që bën pjesë në garat e NBA-së, ka ndarë një “Honda” për zonjën Gashi.

“Ky adhurues i ekipit Brooklyn Nets e nominoi të ëmën për ta fituar një veturë të re të tipit ‘Honda’ për ta falënderuar për punën e zellshme që e ka bërë për t’ia realizuar ëndrrat”, thuhet në faqen zyrtare të Instagramit Brooklyn Nets.

“Honda” ngjyrë të kaltër tashmë do të jetë në pronësi të Tone Gashit. Kjo zonjë është gruaja e gazetarit të RTK-së, Sylejman Gashit, i cili është në koma tash e disa vjet.

Momenti kur Tone Gashi u shpall fituese e “Honda”-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme