Kosovarja merr flamurin e Kosovës në finale të Lojërave Olimpike

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 22:54 | Nga

Kosovare Asllani do ta marrë me vete flamurin e Kosovës në finale të Lojërave Olimpike me Suedinë.

Futbollistja Kosovare Asllani luan për ekipin e femrave të Suedisë në finale të Lojërave Olimpike kundër Gjermanisë.

Ajo ka thënë se në finale do të marrë me vete flamurin e Kosovës, pasi e do shumë.

“Fillova të shkruaj një postim emocionues për Kosovën, familjen time dhe Suedinë, por në fund e fshiva dhe në vend të kësaj dua të shkruaj diçka shumë të qartë dhe të thjeshtë. Këtë flamur do ta kem me vete nesër në finalen e Olimpiadës. E dua Suedinë. E dua Kosovën. Të dy vendet i kam në zemër”, ka shkruar Asllani në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme