Kosovë – Angli, ky pritet të jetë formacioni i Bernard Challandes

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Kosova e udhëhequr nga Bernard Challandes po i afrohet një prej sfidave më të vështira, asaj kundër Anglisë.

Ndeshja e luajtur në Southampton, mes Anglisë dhe Kosovës, ka treguar për Bernard Challandes se sa e vështirë është përballë ‘Tre Luanëve’.

Kosova pësonte 5:3, edhe pse regjistronte një paraqitje që u duartrokit nga të gjithë, duke mos qenë inferiore ndaj Anglisë.

Dardanët kanë shuar shpresat për kualifikim, pas humbjes në Çeki, por ata sonte do të synojnë befasinë, për ta mbyllur në mënyrën më të këndshme ciklin kualifikues, shkruan lajmi.net.

Si mund të rreshtohet Challandes për këtë ndeshje? Ai në konferencën për shtyp të mbajtur dje, paralajmëroi se synon që të ketë posedimin në anën e tij, duke lënë të kuptohet se në lojë do të ketë shumë mesfushorë, pasi përmendi edhe shpejtësinë.

Ky kalkulim mund ta lë në stol Atdhe Nuhiun, i cili shënoi golin e vetëm në takimin kundër Çekisë, por mund të kthejë në ekuacion Idriz Vocën, si mesfushor balancues krahë Besar Halimit.

Hapësira mund të ketë edhe për Edon Zhegrovën, i cili luajti vetëm në minutat e fundit të ndeshjes në Plzen, shkruan lajmi.net.

Një nga rotacionet befasuese nga Challandes mund të vjen edhe nga reparti i mbrojtjes. Fidan Aliti ka qenë nga të paprekurit e zvicëranit, por sonte mund të jetë radha për Ibrahim Dresevic, i cili ka kaluar formë të lartë me skuadrën e tij, por nuk pati minuta tek Kosova. Hadërgjonaj mund të zë vendin e Vojvodës, i cili ndeshjen e fundit nuk tregoi shumë, për të lënë hapësira përpara për Edonin.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e mundshëm të Kosovës, për ndeshjen kundër Anglisë. Mesfushë e përforcuar dhe fazë ofensive me lojtarë më të shpejtë.

Të ngjashme