Kosovë-Angli: Vlera e skuadrave, mosha, pozitat në ranglistë…

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër (e diel) zhvillon ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Europian ndaj Anglisë.

Anglia ka siguruar kualifikimin në ‘Euro 2020’, teksa Kosova nuk ka arritur ta bëj një gjë të tillë përmes kualifikimeve, teksa mundësia e vetme tani mbetet te Liga e Kombeve.

Megjithatë, ndeshja e së dielës është e rëndësishme, për faktin se Anglia është Kombëtarja më e madhe që vjen në Prishtinë.

Më poshtë ne ju sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të dyja përfaqësuesve, pozicionimin në ranglistën e FIFA’s dhe formën nga ndeshjet e fundit.

Mosha mestare: 25,0 është mosha mestare e futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës – 24,5 është mosha mestare e Anglisë.

Vlera në treg: 63,13 milionë euro vlera e Kosovës – 1,25 miliardë euro vlera e Anglisë.

Pozita në ranglistën e FIFA’s: Kosova pozicionohet në pozitën e 114’të – Anglia në pozitën e 4’të.

Forma nga 5 ndeshjet e fundit: Kosova ka tri fitore dhe dy humbje – Anglia ka 4 fitore dhe vetëm një humbje.

Kujtojmë që ndeshja Kosovë – Angli zhvillohet nesër në ‘Fadil Vokrri’ me fillim prej orës 18:00.

Të ngjashme