Kosovë-Azerbajxhan 4:0, hat trick i Arbër Zenelit

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Kosova e ka deklasuar Azerbajxhanin, në ndeshjen e cila është luajtur sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Arbër Zeneli ka shënuar golin e tretë të tij, të katërtin për Kosovën, në minutën ’76.

Kosova po shkatërron Azerbajxhanin, vjen dhe goli i tretë

Në ndeshjen mes Kosovës dhe Azerbajxhanit është shënuar dhe goli i tretë.

Amir Rrahmani ka shënuar golin e tretë për Kosovën në minutën e 60-të.

Për 2 me 0, ka shënuar Arbër Zeneli, në minutën ’50.

Përfaqësuesja e Kosovës kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë, me golin e Arbër Zenelit, pas një asistimi të Benjamin Kolollit.

Ndeshja e cila po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” është e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Me këtë fitore, Kosova mban pozitën e parë në grup dhe luan në play-off me Maqedoninë.

Të ngjashme