Kosovë – Greqi luhet më 6 shtator në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Liga e Kombeve, pas hedhjes së shortit, ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen nga muaji shtator deri në nëntor të këtij viti.

Kosova që bën pjesë në grupin e tretë të Ligës C të Kombeve, ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire kundër Moldavisë, më 3 shtator, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndaj Greqisë më 6 shtator.

KËTU, mund ta shihni orarin e plotë të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Të ngjashme