Kosovë – Shqipëri, zbulohen çmimet e biletave

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 11:32 | Nga

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po afrohet, derisa organizatorët kanë hedhur në treg biletat.

Kapaciteti i stadiumit në Cyrih është 26 mijë ulëse, derisa biletat janë nga 40 franga që janë prapa portës, për tifozët e Kosovës dhe të Shqipërisë, duke vazhduar me 55 franga në kategorinë e dytë dhe 75 franga në kategorinë e tretë.

Biletat më të shtrenjta janë ato VIP, apo 300 franga, ku përfshihen edhe darka, pijë freskuese, verë, birrë e kafe.

Dyert e stadiumit do të hapen në ora 18:30, derisa ndeshja fillon në ora 20:00. Ndeshja zhvillohet më 29 maj.

Kjo do të jetë hera e parë që Kosova dhe Shqipëria luajnë në Zvicër. Bernard Challandes, rikthehet në stadiumin, ku më parë kishte drejtuar Zurichun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme