Kosovë – Spanjë, ja formacioni i mundshëm i “Dardanëve”

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës sonte (e enjte) do përballet me ish kampionin e Botës, Spanjën.

“Dardanët” do kenë disa mungesa, por objektiv mbetet rezultati pozitiv, shkruan lajmi.net.

Lojtarët si Lirim Kastrati dhe Besar Halimi do mungojnë shkaku i lëndimeve, derisa Visar Bekaj mungon shkaku që doli pozitiv me COVID-19.

Ndërsa, dje përzgjedhësi Bernard Challandes e konfirmoi se do luajnë defensivë, duke theksuar se Spanja nuk lejon posedimin e topit ngase bëjnë presion të madh.

Duke marrë parasysh deklaratën e teknikut zviceran, Kosova mund të luajë me sistemin e formacionit (3-5-2), ngase kur Spanja sulmon, atëherë mbrojtësit e krahut kthehen duke e kthyer formacionin në (5-3-2) dhe do provojnë befasinë përmes ndonjë kundëraksioni.

Yjet si Elbasan Rashani dhe Valon Berisha kanë pësuar lëndime në dy takimet paraprake, andaj pritet të nisin nga stoli, me Zymer Bytyqin dhe Florian Loshaj që do jenë nga minuta e parë.

Debutimin qysh nga minuta e parë do e këtë edhe Astrit Selmani që do provojë të bashkëpunojë me Vedat Muriqin në qendrën e sulmit.

Kështu mund të jetë formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj “Furisë së Kuqe”:

Muric, Rrahmani, Dreseviq, Aliti, Hadërgjonaj, Loshaj, Vojvoda, Bytyqi, Rashica, Selmani, Muriqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme