Kosovë – Suedi: Kjo është forma e skandinavëve në pesë ndeshjet e fundit

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të ketë një ndeshje testuese, kundër Suedisë.

Kombëtarja skandinave do të luaj kundër Dardanëve, në Doha, në një ndeshje miqësore, shkruan lajmi.net.

Suedezët vijnë në këtë ndeshje pas një fitore minimale kundër Moldavisë, dhe luajnë ndeshjen e dytë brenda këtij viti kalendarik.

Larsson do të jetë mungesa e Suedisë për këtë ndeshje. Lojtari shënonte golin e fitores kundër Moldavisë.

Suedia synon të vazhdojë vitin me fitore. Më poshtë lajmi.net ua përcjell rekordin e suedezëve në pesë ndeshjet e fundit.

Suedi 1:0 Moldavi
Suedi 3:0 Ishujt Faroe
Rumani 0:2 Suedi
Suedi 1:1 Spanjë
Malt2 0:4 Suedi

Suedezët regjistrojnë një rekord shumë më të mirë sesa Kosova, në pesë ndeshjet e fundit. Shpresojmë që takimi i sotshëm të mos jetë pasqyra e pesë ndeshjeve të fundit.

Të ngjashme